Çdo dasmë është një histori unike dashurie. Prandaj besojmë se edhe përgatitja e saj duhet të jetë një eksperiencë e qetë, emocionuese dhe pa stres.
Ne jemi të apasionuar pas dasmave dhe qëllimi ynë është i thjeshtë: të krijojmë një platformë ku çiftet mund të gjejnë gjithçka që u nevojitet për ditën e tyre të madhe – nga sallat e dasmave, muzika dhe fotografët, deri te inspirimi dhe idetë më të bukura për organizim.
Ne jemi më shumë se një platformë – ne jemi ura që lidh çiftet me gjithçka që u nevojitet për ditën më të rëndësishme të jetës së tyre.
Nga sallat e dasmave, muzika dhe fotografët, dizajnerët e fustanave dhe sallonet e bukurisë deri te inspirimi, idetë dhe detajet më të vogla – ne i sjellim të gjitha në një vend të vetëm.
Ne vlerësojmë çdo detaj: fotografinë, videon, dekorin dhe atmosferën që e bën atë ditë të paharrueshme. Prandaj misioni ynë është të ndihmojmë çdo çift të krijojë dasmën e tyre perfekte – pa stres, pa konfuzion dhe me plot emocione të bukura.
Ne besojmë se: Dasma juaj fillon këtu.
Nëse je në biznes dasmash, fotograf, këngëtarë, vallëtarë apo ke sallon dasmash, studio bukurie apo çfarëdo biznesi që ka të bëjë me organizimin e dasmës – bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e platformës që lidh çiftet me profesionistët më të mirë.
Regjistro biznesin