Kalle kalle, qitja flakën

Muzika në dasma

Si të zgjedhni muzikën për dasmën tënde?

Zgjidhni ambientin

Fillo nga atmosfera që do.

Muzika në dasmë duhet zgjedhur me kujdes, sepse ajo krijon gjithë atmosferën e festës. Fillimisht duhet të mendosh për stilin që dëshiron – nëse preferon një dasmë tradicionale, moderne apo një kombinim të të dyjave. Në dasmat shqiptare zakonisht funksionon më së miri një miks, duke filluar me valle dhe këngë popullore për të përfshirë të gjithë, sidomos të moshuarit, dhe duke vazhduar më pas me muzikë moderne për të rinjtë.

Është shumë e rëndësishme të marrësh parasysh edhe të ftuarit, sepse dasma nuk është vetëm për çiftin, por për të gjithë. Prandaj muzika duhet të jetë e larmishme dhe e përshtatshme për vallëzim në grup.

Një tjetër element i rëndësishëm është zgjedhja mes muzikës live dhe DJ-së – shpesh kombinimi i të dyjave jep rezultatin më të mirë.

Po ashtu, është mirë të krijoni një listë paraprake me këngët tuaja të preferuara, sidomos për momentet kryesore si hyrja e çiftit, vallja e parë, prerja e tortës dhe fundi i mbrëmjes. Kjo siguron që momentet më të rëndësishme të jenë pikërisht ashtu siç i keni imagjinuar.

Zgjidhni datën e dasmës

❤️ Këshilla të rëndësishme ❤️

Një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe hyrjes së çiftit në sallën e ahengut. Ky është momenti i parë kur të gjithë sytë janë te nusja dhe dhëndri, ndaj muzika që e shoqëron duhet të jetë e zgjedhur me kujdes. Disa çifte preferojnë këngë tradicionale shqiptare që sjellin atmosferë festive dhe emocione familjare, ndërsa të tjerë zgjedhin këngë moderne apo romantike që pasqyrojnë historinë e tyre. E rëndësishme është që kënga e hyrjes të jetë energjike dhe njëkohësisht domethënëse për çiftin, duke krijuar një hyrje madhështore dhe të paharrueshme.
Një hyrje e mirëorganizuar, e shoqëruar me muzikën e duhur, i jep dasmës një fillim të fortë dhe i fton të gjithë të ftuarit të bëhen pjesë e festës që në momentet e para.

Ndaje muzikën sipas momenteve.

Hyrja e çiftit → këngë e fortë dhe emocionale.

Vallzimi i parë → romantike dhe personale.

Fillimi i darkës → muzikë e qetë.

Kulmi i ahengut → valle + hite moderne.

❤️ Balanco të gjitha moshat.
❤️ Zgjidh DJ/orkestër të mirë.
❤️ Zgjidh këngë që kanë kuptim për ju.

Mos i merr vetëm hitet e dasmave
Por edhe këngë që ju lidhin si çift dhe ju emocionojnë.

Zgjidhni muzikën

Pasi ti keni planifikuar gjitha këto...
Kthehu tek planifikimi

Pushimi

Arratisuni në Pushime

Një mënyrë që shumë çifte zgjedhin është edhe arratisja në një pushim të veçant pa bërë shumë zhurmë.