Që të inspiroheni për ditën e martesës është një proces dhe një njenjë e bukur dhe nuk ka një mënyrë të vetme që ta bëni atë. Por gjithsesi ka disa gjëra që mund të ju ndihmojnë.
❤️ Këshillë e rëndësishme ❤️
Mos u përpiqni të bëni “dasmën perfekte” sipas të tjerëve. Para së gjithash, mendone dasmën si një ndjenjë të veçantë e jo si një detaj.
Dasma më e bukur është ajo që ju fle në shpirt dhe ju përshkruan juve më së miri si një çift.
Krijoni stilin tuaj dhe nisuni nga vetëvetja sepse në fund të fundit inspirimi më i mirë jeni ju vet.
• Ku dhe si jeni takuar?
• Çfarë ju bashkon?
• Çfarë ngjyrash ju pëlqejnë më shumë?
• Çfarë ndjenjash ju përshkruajnë më së miri?
🌿 Merrni frymëzim nga jeta reale: Natyra, Evente ku ke marrë pjesë më herët, kujtimet personale, udhëtimet.
🎬 Frymëzohuni nga filmat dhe serialet e ndryshëm.
📱 Përdor aplikacione si: Pinterest, instagram e TikTok për ide vizuale.
🎶 Lereni muzikën dhe përjetimet t'ju inspirojnë. Cila këngë duhet patjetër të dëgjohet në dasmën tuaj?
🌿 Insipirohu nga ajo që të duket e drejt e jo nga ajo që është në modë.
🎶 Lereni inspirimin të vijë vet, dalëngadalë.
🥂 Pyetni vetën se në çfarë dasme do të defreheshit ju si mysafirë?
✨ Pyetni vetën si dua të ndihem në dasmën time? E qetë, emocionuar apo elegante?
Pasi të jeni frymëzuar, hapi tjetër është të mendoni se çfarë lloj dasme dëshironi.
Kthehu tek planifikimi