Si të zgjedhni vendin e ahengut?
Përcaktoni gjërat më të rëndësishme për vendin e dasmës.
Përcaktimi i vendit të ahengut kërkon kohë dhe vendime të qarta. Duke shfrytëzuar platformën tonë mund të krahasoni salla të ndryshme dasmash para se të vendosni për zgjedhjen e ambientit, dhe atë duhet bërë sa më herët sepse gjatë stinës së verës pothuajse të gjitha sallat janë të rezervuara.
Sipas disa burimeve jo zyrtare, në Kosovë egzistojnë diku rreth 400 vende që ofrojnë ambiente për organizimin e dasmave.
Në portalin tonë mund të gjeni një numër të konsiderueshëm të vendeve që organizojnë ahengje.
Për të kërkuar salla dasmash duhet të ktheheni në fillim dhe të zgjedhni shërbimin, në këtë rast sallë dasmash, në fushën tjetër të zgjedhni qytetin e pastaj shtypni butonin "Kërko".
Për të parë më mirë të dhënat, shtypni mbi sallën që ju intereson dhe në dritarën tjetër shfaqen të dhëna shtesë rrethë vendit të ahengut.
❤️ Këshillë e rëndësishme ❤️
Pasi të keni vendosur për buxhetin, temën e dasmës, sallën dhe numrin e të ftuarëve, është koha ta bëni një vizitë në vendin e ahengut, të paktën një herë para ditës së madhe.
Nga afër mund të mendosh se çka duhet të kesh parasysh gjatë planfikimit.
Mendo për arritjen e mysafirëve në vendin e ahengut
❤️ Është me rëndësi që mysafirët të dinë qysh në fillim se ku duhet të vijnë.
❤️ Kujdesu se kush dhe si i orienton mysafirët.
❤️ Mendoni për tavolinat, ku do të ulen mysafirët.
Mundohuni që mysafirët t'i ulni në ato vende ku ata kanë diçka të përbashkët me mysafirët që janë ulur afër tyre.
Janë edhe disa gjëra tjera që duhet patur parasyshë. Si p.sh. Dekorimet, ndriçimi, parkingu, transporti (Nëse keni organizuar një gjë të tillë).
Këto të fundit përveç transportit, në shumë raste mund të jenë të përfshira nga organizatori i vendit të ahengut, por gjithësesi duhet menduar.