Është pikërisht buxheti ai që e cakton planifikimin e dasmës suaj dhe është një nga gjërat më të rëndësishme. Por, nëse e bëni mirë që nga fillimi, mund të kurseni shumë stres dhe shumë kohë më vonë.
Janë disa hapa që mund ti ndiqni në planifikimin e buxhetit.
❤️ Mendoni buxhetin total ❤️
• Sa është buxheti i përgjithshëm?
• A keni ndonjë ndihmë financiare nga familja dhe sa?
• Sa mund të hargjoni pa u futur në borxhe?
❤️ Ndani buxhetin sipas kategorive ❤️
• Për sallën e ahengut duke përfshirë edhe ushqimin, zakonisht shkojnë rrethë 40% - 50%
• Fotografë & inçizime 5% – 10%
• Muzikë dhe valle 5% - 10% (Shumë salla dasmash kanë marveshje me muzikantë dhe mund t'i pyesni ata për më shumë detaje.)
• Veshjet (nusja & dhëndri) 5–10%
• Dekor & lule: 10%
• Ftesat & dhuratat për të ftuarit 10%
• Buxhet rezervë për çdo rast 10%
• Transporti për të ftuarit, nëse vendosni për një gjë të tillë 2%
❤️ Përcaktoni prioritetet dhe bëni listën e mysafirëve ❤️
• Çfarë është më e rëndësishme për ju?
• Ku mund të kurseni? Në ushqim, në dekor, në muzikë...?
• Krijoni listën e mysafirëve. Ajo ndikon direkt në ushqim, dekor, lokacion.
Sa më e madhe lista e mysafirëve, aq më i madh buxheti.
❤️ Kërkoni oferta dhe krahasoni ❤️
• Mos merrni vendim menjëherë pa i krahasuar disa oferta
• Negocioni çmimet
• Shikoni paketa (sallë, muzikë, fotografë...)
• Mbani shënime për çdo shpenzim sepse gjithmonë dalin shpenzime të papritura